“BioNTech” rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës Anti-COVID

  • E. /
  • 31 March 2021 - 10:52
 “BioNTech” rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinës Anti-COVID

“BioNTech”, kompania që zbuloi vaksinën kundër koronavirusit, ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit të vaksinës, në bashkëpunim me “Pfizerin”.

Kompania, me bazë në Mainz të Gjermanisë, kurrë më herët nuk kishte sjellë në treg ndonjë produkt farmaceutik dhe i duhet komplet kapacitet tjetër i prodhimit për të kaluar nga produktet për nevoja të pakta për prodhimet e mëdha.

Rreth 400 punonjës tashmë janë pjesë e procesit në fabrikën e re të prodhimit në Marburg.

Fabrika mori lejen nga Agjencia e Barnave në Evropë të premten.

“BioNTech” fillimisht priste që fabrika të prodhonte deri 700 milionë doza për vit, ndërsa më vonë ka ngritur pritjet në një miliard.

Vaksina e “BioNTech/Pfizerit” konsiderohet si ndër më efikaset në luftën ndaj koronavirusit

(Kosova Sot Online)