Lexoni edhe:
A ka ndryshuar qëndrimi i AAK’së për votimin e Vjosa Osmanit – Haradinaj flet në konferencë për media
Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, është takuar sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ajo që ka rënë në sy gjatë këtij takimi, është maska të cilën e ka vendosur ambasadorja suedeze.
Në fotografitë nga takimi i Kurtit me ambasadoren e Suedisë, shihet se kjo e fundit ka vendosur një maskë të veçantë.
Maska e ambasadores Karin Hernamarck ka fytyrën e një luani.
Por maska me luan e ambasadores nuk është e rastësishme. Kjo pasi Suedia e ka simbol kombëtar luanin.
Përveç luanit, simbolet kombëtare në Suedi janë kurorat me ngjyrë blu dhe të verdhë, ngjyra këto të cilat janë edhe në flamurin e këtij shteti.
(Kosova Sot Online)