Lexoni edhe:
Edhe një shtet i BE-së pezullon vaksinën e AstraZeneca-s për personat nën 60 vjeç
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është në interesin e askujt marrë parasysh krizën ekonomike dhe pandemike.
Abbott ka thënë se për ta mbrojtur demokracinë në Kosovë do të thotë edhe të jesh pjesë e zgjedhjes së presidentit.
Edhe një shtet i BE-së pezullon vaksinën e AstraZeneca-s për personat nën 60 vjeç Lexoni edhe:
Ambasadori britanik ka thënë poashtu se deputetët mund të votojnë si të duan por që do të jetë edhe përgjegjësi e tyre të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke përkrahur procesin përmes pjesëmarrjes dhe votës së tyre në seancën për presidentin.
“Kuvendi së shpejti do të mbajë një seancë për të zgjedhur Presidentin e ri. Nëse kjo do të ndodhë me sukses, procesi i formimit të institucioneve do të ketë përfunduar dhe ata mund të fillojnë të punojnë seriozisht. Nëse votimi dështon, kushtetuta kërkon që të bëhen zgjedhje të reja. Që nga votimi në 14 shkurt, mesazhi im drejtuar drejtuesve të partive, si në publik ashtu edhe në atë privat, ka qenë i qëndrueshëm: 1) Vota – pjesëmarrja më e madhe që nga viti 2004 – ishte një sinjal i qartë nga populli i Kosovës për ndryshim dhe qeveri efektive; 2) Të gjitha partitë, jo vetëm partia fituese, duhet të luajnë një rol konstruktiv në formimin e institucioneve; 3) Zgjedhjet e reja në mes të një krize pandemike dhe ekonomike nuk janë në interesin e askujt. Nuk ka ndryshuar sot. Mbrëmë ne pamë shumë deputetë që flisnin në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Pikëpamja ime është se mbrojtja e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës do të thotë gjithashtu të luash një pjesë të plotë në Zgjedhjet Presidenciale. Deputetët mund të votojnë siç dëshirojnë. Por akti i përgjegjshëm është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre dhe votës së tyre”, ka shkruar diplomati britanik.
(Kosova Sot Online)