
Vjosa Osmani bashkë me Pacollin dalin nga salla

Vjosa Osmani është parë duke hyrë në sallën ku po mbahet seanca për zgjedhjen e saj si presidente e vendit.
Ajo së pari ka përshëndetur deputetët e LDK-së, pastaj është larguar së bashku me Behgjet Pacollin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Behgjet Pacollit.
Takimi i tyre zgjati për pak minuta, ata u kthyen së bashku prapë në sallën ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
(Kosova Sot Online)