Lexoni edhe:
Enver Hoxhaj: Kurti i ngjan një autokrati, po e emëron Osmanin presidente
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij që po mban në seancën ku po mbahet për zgjedhjen e presidentit, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një pyetje.
Hoxhaj i tha Kurtit, se ndoshta vaksina antiCOVID që e ka marrë ka ndikuar tek ai, për shkak që sipas tij, ai që nga dje është duke folur për zgjedhje.
Enver Hoxhaj: Kurti i ngjan një autokrati, po e emëron Osmanin presidente Lexoni edhe:
“Vaksina që e ke marrë, a ta ka rrit temperaturën a ka pas efekte anësore. Mëngjes folshe për zgjedhje mbramje folshe për zgjedhje, a vendi ka nevojë për lidership”, i tha Hoxhaj.
Madje i tha se VV-ja nuk e shantazhin dot PDK-në, dhe se ata më shumë preferojnë të shkojnë në zgjedhje sesa të bëhen pjesë e këtij, që ai e quan teatër.
“Nuk e shantazhon PDK-në, shantazhet nuk shiten në PDK. Ne më shumë preferojmë zgjedhje qëë ta ruajmë identitetin, se sa të bëhemi pjesë e këtij teatri që po luhet në dy pjesë, Pjesën e parë e keni parë dje e pjesën e dytë po e shihni sot”, tha Hoxhaj.
(Kosova Sot Online)