Lexoni edhe:
Rektorati distancohet nga gjuha e Ardian Kastratit, rasti do të trajtohet në përputhje me ligjin
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për datën 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.
“747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.
Në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë:
15 në gjendje të rënduar
310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
321 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë:
19, në gjendje të rënduar shëndetësore
437, të konfirmuar pozitivë
415, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 118 pacientë
Spitali i Gjakovës, 93 pacientë
Spitali i Pejës, 88 pacientë
Spitali i Gjilanit, 115 pacientë
Spitali i Ferizajt, 63 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë
(Kosova Sot Online)