
Lexoni edhe:
Dorëzohet në Polici burri që dyshohet se vrau 15-vjeçarin dhe plagosi babain e tij
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Atje është vrarë një 15-vjeçar dhe është plagosur babai i tij.
I dyshuari për vrasje është dorëzuar sot në Polici. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Dorëzohet në Polici burri që dyshohet se vrau 15-vjeçarin dhe plagosi babain e tij Lexoni edhe:
Ahmeti ka thënë se 54-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)