Lexoni edhe:
Aktorja nga Peja rrëfen si e fali gjakun e babait pa i pyetur vëllezërit
Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, mbrëmë në Gradicë të Drenasit, është dorëzuar edhe personi i dytë, djali i 54-vjeçarit Xh.B.
I dyshuari i dytë është 19-vjeç dhe sipas burimeve të medias është dorëzuar në polici më vonë sesa babai i tij.
Aktorja nga Peja rrëfen si e fali gjakun e babait pa i pyetur vëllezërit Lexoni edhe:
Ndryshe, policia ka konfirmuar dorëzimin në polici të Xh.B., me anë të një njoftimi për media.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka konfirmuar policia.
Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
(Kosova Sot Online)