SBAShK-u mbështet mbylljen

  • 07 April 2021 - 13:07
SBAShK-u mbështet mbylljen

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBAShK) po mbështet vendimin e qeverisë nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën të mbajnë mësimin online prej 12 deri më 18 prill. Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po shpreson që pas 18 prillit të qetësohet situata me Covid, dhe që nxënësit e të gjitha niveleve të kthehen në objektet shkollore, por siç thotë ai e gjithë kjo do të varet nga gjendja aktuale.

Pavarësisht mbështetjes që ka SBAShK-u karshi vendimit të Qeverisë, Jasharaj thotë se mësimi online është sfidues pasi që sipas tij, shumë nxënës kanë mungesë të pajisjeve teknologjike.

“Ne urojmë që me 18 prill të marrim lajme të mira dhe të krijohen parakushtet që i tërë sistemi arsimor e kam fjalën për arsimin parauniversitar që t’i kthehen mësimin nëpër institucionet arsimore, por siç e tha ministri e tëra varet nga situata që do të jetë, ne e mbështesim ehe mësimin online me të vetmen arsye pasi që edhe IKShPK-ja e ka thënë edhe MSh-ja se e gjithë kjo po bëhet për ta ruajtur shëndetin e nxënësve edhe punëtorëve të arsimit e sidomos në momentin ku shtetin jonë si ka siguruar vaksinat”, ka thënë ai.

“SBAShK-u përkrahë çdo vendim të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, por urojmë që numri të bie dhe pas 18 prillit i tërë sistemi para universitar të kthehet në shkolla, sepse mësimi online është sfidues ngase në Kosovë edhe kemi mungesë të teknologjisë dhe një numër i madh jetojnë edhe në kushte jo të mira”, ka deklaruar ai.

E krejt ky vendim i Qeverisë sipas Jasharajt, është bërë me qëllimin që të stabilizohet situata me Covid nëpër shkolla, duke shtuar se mësimi online është zgjedhje e zorit.

“Fjalën përfundimtare e thotë IKShPK-ja dhe është vlerësuar edhe në të kaluarën se sektori i arsimit është ndër më të prekurit me Covid dhe pushimi pranveror është bërë me dëshirën më të madhe që të përmirësohet situata dhe kjo java shtesë që e ka dhënë MSh dhe Qeveria Kurti është me qëllimin që të bie edhe më shumë numri i të prekurve po ajo që na gëzon është se nga kalas e parë deri në të pestën janë në shkollë”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online )