Lexoni edhe:
Policia jep detaje për vdekjen e 7-vjeçarit në Lipjan, u shkel me veturë nga një shtetas suedez
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull nga Istogu ka kërkuar dje ndihmë në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak se i njëjti kishte konsumuar sasi të tepruar të narkotikëve.
Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e narkotikëve.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Orrobërdë, Istog 06.04.2021 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull Kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka konsumuar sasi të tepruar të narkotikëve. Gjatë kontrollin në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë narkotike (lloji nuk është përcaktuar). Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)