Lexoni edhe:
Urgjentisht të veprohet nga Kuvendi, të votohet ligji dhe të konfiskohet pasuria e vjedhur nga ish politikanët e lidhur me mafien e krimit të organizuar
Një person është arrestuar dje në komunën e Vitisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
I njëjti në shenjë revolte gjithashtu të njëjtës ia ka dëmtuar veturën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
“Viti 07.04.2021-15:00. Me 08.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raportin 24-orësh.
(Kosova Sot Online)