Pse Princi Filip, burri i Mbretëreshës, nuk u bë kurrë Mbret?

  • E /
  • 09 April 2021 - 15:16
 Pse Princi Filip, burri i Mbretëreshës, nuk u bë kurrë Mbret?

Princi Filip ka vdekur sot në moshën 99 vjeçare.

Duka, i njohur po ashtu si Princi Filip, nuk ishte kurrë në vijë për fronin – për të cilin fron djali i tij më i madh, Charles, po pret radhën – dhe kurrë nuk gëzoi titullin e mbretit.

Kjo për shkak se në Mbretërinë e Bashkuar, një grua që martohet me monarkin mund ta përdor titullin ceremonial të mbretëreshës – por një burrë që martohet me monarken nuk mund ta përdor titullin e mbretit, e i cili mund të përdoret vetëm nga sovranët meshkuj.

Mbretëresha me Princin Filip kishin katër fëmijë së bashku: Princin Charles, 72 vjeç tashmë; Princeshën Anë, 70; Princin Andrew, 61 dhe Princin Edward 57, shkruan BBC.

Princi Filip shpesh e ushtroi vullnetin e tij ndaj fëmijëve kur ata ishin të rinj.

Biografja e familjes mbretërore citon Princin Andrew të ketë thënë për fëmijërinë e tij: “Dhembshuria vjen nga Mbretëresha. Detyra dhe disiplina vijnë prej tij.”

(Kosova Sot Online)