“Alibaba” ndëshkohet me gjobë rekorde miliardëshe nga shteti

  • 10 April 2021 - 08:38
 “Alibaba” ndëshkohet  me  gjobë rekorde miliardëshe  nga shteti

Rregullatorët kinezë e kanë dënuar korporatën “Alibaba Group Holding Ltd” me shifër rekorde prej 18 miliardë juanësh ose 2.75 miliardë dollarësh amerikanë për shkeljen e rregullave kundër monopolit dhe për abuzimin e pozitës mbizotëruese të saj në treg.

Dënimi, që është sa vlera e rreth 4 për qind të të hyrave të kompanisë në vitin 2019, vjen në kohën e një shtypjeje të pashembullt kundër konglomeratëe të teknologjisë në muajt e fundit, që është bërë barrë e aksioneve të kompanive.

Mbretëria biznesore e themeluest miliarder të kompanisë “Alibaba”, Jack Ma, ka qenë veçanërisht nën vëzhgim të hollësishëm pas kritikave ndaj sistemit kinez të rregullatorëve në tetor të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

“Ky dënim do të shihet si mbylljen e rastit anti-monopol tash për tash nga tregu. Është vërtet rasti anti-monopol i profilit më të lartë në Kinë”, tha Hong Hao, drejtor i kompanisë hulumtuese “BOCOM International” në Hong Kong. Vetë kompania “Alibaba” përmes një deklarate të publikuar në internet tha se e pranon vendimin dhe se do t’i zbatojë vendosmërisht normat e rregullatorit.

(Kosova Sot Online )