Fotografi të rralla të Çausheskut, diktatori nga i cili pësuan edhe kafshët

  • E. /
  • 10 April 2021 - 10:16
 Fotografi të rralla të Çausheskut, diktatori nga i cili pësuan edhe kafshët

Nikola Çaushesku njihet si njëri prej diktatorëve më të tmerrshëm në Evropë dhe për pushtetin e tij të plotë e të hekurt në Rumani. Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa fotografi të tij nga arkiva. Në to vërehet pasioni i tij për gjahun, respektivisht për vrasjen e kafshëve.

Në një fotografi, ai shihet pranë dy arinjve të vrarë në pjesën veriore të Rumanisë në vitin 1972. Në një fotografi tjetër shihet duke goditur nga prapa me një shkop një zyrtar rumun, përderisa ai qëndronte sipër një lepuri të vrarë.

Fotografitë janë pjesë e një grupi prej rreth 6.000 fotove të publikuara në internet nga Arkimi Kombëtar i Rumanisë dhe Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit.

Arkivi i fotografive kryesisht ka të bëjë me periudhën nga viti 1965, kur Rumania u fut nën pushtetin e dikatorit famëkeq, deri në rrëzimin nga pushteti dhe ekzekutimin e tij më 1989.

(Kosova Sot Online)