Lexoni edhe:
LVV: Për t’u kompletuar ndryshimi është e nevojshme t’i fitojmë edhe shumicën e komunave
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjti janë paraqitur rrejshëm si zyrtarë policorë dhe kanë ndaluar një veturë ku gjendeshin dy persona.
Të dyshuarit u kanë kërkuar dy qytetarëve dokumenteve dhe u ka bërë pyetje të ndryshme.
Më pas njëri nga viktimat e ka parë që i dyshuari nuk është zyrtar policor dhe e ka njoftuar policinë.
Njoftimi i plotë
Stacioni Policor në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).
Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.
Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës.
(Kosova Sot Online)