
Lexoni edhe:
Qemal Minxhozi tregon detaje nga takimi që ka pasur me Vjosa Osmanin
Një ish-zyrtare në zyrën e sherifit në një periferi të New Orleans është arrestuar, pasi ka refuzuar t’i kthejë më shumë se 1.2 milionë dollarë që ishin depozituar aksidentalisht në llogarinë e saj.
Kelyn Spadoni, 33-vjeçare është marrë në mbajtje të mërkurën me akuzat për vjedhje të 25.000 dollarëve, për mashtrim bankar dhe transmetim të paligjshëm të fondeve monetare.
Qemal Minxhozi tregon detaje nga takimi që ka pasur me Vjosa Osmanin Lexoni edhe:
Spadoni akuzohet për lëvizjen e shpejtë të fondeve në një llogari tjetër dhe përdorimin e disa prej parave për të blerë një makinë të re dhe një shtëpi, thanë autoritetet.
Autoritetet thanë se një gabim kishte bërë që Charles Schwab, një korporatë e madhe e shërbimeve financiare, të depozitonte më shumë se 1.2 milionë dollarë në llogarinë e saj. Kur banka u përpoq të kërkonte paratë, kërkesa u refuzua sepse paratë nuk ishin në dispozicion, sipas zyrës së sherifit.
Raportet thanë se ajo u pushua nga puna nga Sherifi i Parishit të Jefferson pas arrestimit të saj.
(Kosova Sot Online)