Polici iu vendos “reciprocitet” protestuesve: Ju me gurë, unë me gurë

  • E. /
  • 13 April 2021 - 13:20
 Polici iu vendos “reciprocitet” protestuesve: Ju me gurë, unë me gurë

Mijëra njerëz po protestojnë në Pakistan kundër arrestimit të liderit të tyre. Gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, ra në sy një polic.

Polici i veshur në të zeza, me helmetë në kokë e një armë të gjatë AK-47 të varur pas shpine, shihet duke mbajtur gurë të mëdhenj në dorën e majtë, ndërsa me dorën e djathtë duke marrë hov për të hedhur një gur tjetër.

Fotografia është publikuar nga agjencia Reuters dhe në të shihen disa policë duke reaguar kundër protestuesve. Përderisa disa qëndrojnë më prapa, dy të tjerë shihen me shkopinj të gjatë në duar duke ecur drejt protestuesve.

Gjatë shprehjes së pakënaqësisë, protestuesit kanë bllokuar rrugë dhe hekurudha para një tubimi të paralajmëruar kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed në Francë. Protestat e kanë paralizuar tregtinë në pothuajse të gjitha qytetet kryesore.

Bllokadat e protestuesve shkaktuan tollovi të madhe në trafik, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se një pjesë e tyre është duke u grumbulluar përsëri të martën.

Ndryshe, Kuvendi i Pakistanit e ka dënuar ribotimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë, duke i bërë thirrje qeverisë pakistaneze që ta tërheqë ambasadorin nga ky shtet evropian.

Foto: Reuters

(Kosova Sot Online)