
Mblidhet Qeveria, Kurti vë pikë të parë çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme

Për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku do të shqyrtohen nëntë pika, të cilat janë renditur në rendin e ditës.
Pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.
Në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i disa raporteve, ndërsa Qeveria ka paraparë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e strukturave koordinuese ndër-institucionale për procesin e integrimit evropian.
Më poshtë rendi i ditës i mbledhjes së sotme të Qeverisë:
(Kosova Sot Online)