Lexoni edhe:
Operacion i madh policor: 25 të arrestuar, të përfshirë në veprimtari kriminale
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar njëzet e pesë persona të dyshuar.
Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.
Operacion i madh policor: 25 të arrestuar, të përfshirë në veprimtari kriminale Lexoni edhe:
Operacioni ka përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
“Tetë (8) armë të gjata të llojeve të ndryshme,
Trembëdhjetë (13) armë të vogla revole,
Dy (2) karikatorë,
(1.493) municion të kalibrave të ndryshëm,
Pjesë të ndryshme të armëve,
Pajisje për pastrimin e armëve,
Dy (2) leje për armë,
Dy (2) vetura,
Një (1) palë dylbi,
Njëzet e një (21) telefona celularë,
Dy mijë (2000) euro dhe
Një (1) fletore me shënime”, njofton policia,
(Kosova Sot Online)