Lexoni edhe:
Mefail Bajqionvci i drejtohet opozitës: Me mbi 120 gurthyes e keni shndërruar Kosovën në Çernobil
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka propozuar ligj të veçantë që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skënderbeut.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se Adem Jashari e Skënderbeu nuk e meritojnë të ju keqpërdoret emri prej çdo profiteri.
“Ligj të veçantë që mbron emrin Adem Jashari dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Se meriton Adem Jashari dhe Skenderbeu me iu keqpërdor emri prej çdo profiteri për kauza falls”, ka shkruar Miftaraj.
Së fundmi është hapur debat rreth bindjes fetare të komandantit Adem Jashari.
Hoxhë Osman Musliu ka deklaruar se Adem Jashari e kishte refuzuar një cigare gjatë Ramazanit në vitin 1998.
Në anën tjetër, gazetari Milaim Zeka ka thënë se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra.
https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158155364663601
(Kosova Sot Online)