Babai nga Komorani rreh djalin pasi nuk e ndoqi mësimin online

  • E. /
  • 15 April 2021 - 10:45
 Babai nga Komorani rreh djalin pasi nuk e ndoqi mësimin online

Një burrë nga Drenasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Komoran të Drenasit, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Dyshohet se deri te dhuna ka ardhur pasi djali nuk kishte ndjekur mësimet online.

 “Fsh. Komoran, Drenas 13.04.2021-14:00.  I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj  djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online”, ka njoftuar policia.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore e më pas është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës”, njofton policia.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka ikur nga shtëpia.

“I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)