![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Arrestohet gjilanasi, kanosi me thikë të kuzhinës një person
![Arrestohet gjilanasi, kanosi me thikë të kuzhinës një person](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/15/auto_auto_Policia-e-Kosoves1556781700-600x3601618482747.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Gjilan i dyshuar për veprën penale “kanosje”.
Policia poashtu njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit i është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë si dhe një thikë kuzhine me të cilën pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur viktimën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’
Policia e Kosovēs në Gjilan, më 13 prill 2021 në orēn 18:55 është njoftuar për një rast ‘Kanosje’.
Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar i dyshuari L. Z. i lindur në vitin1993, me banim në Gjilan.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe te i njëjti është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë si dhe një thikë kuzhine me të cilën pas një mosmarrveshjeje e kishte kanosur viktimën.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4028746907185815
(Kosova Sot Online)