![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/16/200x200_nabna1618554996.jpg)
Lexoni edhe:
Sot fillon vaksinimi anti-COVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike, ky është orari
Janë ditët ku shpallen fituesit e konkurseve më prestigjioze të fotografisë në botë. Pas shpalljes së fituesve të Sony World Photografy, tashmë është radha e “World Press Photo of The Year”, çmimi që i jepet fotografive të shkrepura nga mediat ndërkombëtare.
Çmimi i parë iu dha një skene pozitive, edhe pse në një kontekst të vështirë si ai pandemik.
Është fotografja daneze Mads Nissen që ka kapur në San Paolo të Brazilit përqafimin e një infermiere me një zonjë të moshuar, falë një perdeje plastike që mundëson shmangien e infektimit, në një vend thellësisht të tronditur nga më shumë se 360 mijë viktima nga COVID-19.
Çmime të tjera u ndanë për kategori specifike, si fotolajm, mjedis, sport dhe portret.
(Kosova Sot Online)