
Lexoni edhe:
Gjobitet shoferi që futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te Rruga B
Prokurorët federalë në shtetin brazilian të Roraimas po i hetojnë raportet se ari i mihur në mënyrë ilegale po shkëmbehet me vaksina për Covid-19, i tha agjencisë Reuters prokuroria braziliane.
Udhëheqësit fisnorë në rajonin e Amazonës janë ankuar për këto marrëveshje dhe prokurorët thanë se do t’i hetojnë këto raportime si pjesë e një hetimi që tashmë ka filluar rreth ndryshimit të drejtimit të dozave që janë caktuar për banorët indogjenë.
Gjobitet shoferi që futi kamionetën në hapësirën e gjelbërt te Rruga B Lexoni edhe:
Shoqata Hutukara, e cila e përfaqëson popullin Yanomami, e lajmëroi këtë çështje në prokurori me ndihmën e një organizate tjetër qeveritare, shkruan Reuters.
Kjo shoqatë tha se një punëtor shëndetësor në distriktin Homoxi u dha minatorëve ilegalë vaksina në këmbim të arit. Madje, shoqata tha se ky punëtor u shiti minatorëve benzinë dhe një gjenerator në këmbim të metalit të çmueshëm.
Shoqata tha se në një rast tjetër, një punëtor shëndetësor u takua me minatorët gjatë natës dhe u dha ilaçe në këmbim të arit.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit tha se e ka pranuar letrën e shoqatës më 5 prill dhe se i ka filluar hetimet rreth këtyre pretendimeve.
Ndryshe, Brazili është duke u përballur me disa prej shifrave më të larta të infektimeve dhe viktimave të Covid-19 në botë, ndërsa popujt e zonave rurale të këtij shteti janë ndër më të rrezikuarit nga pandemia.
(Kosova Sot Online)