Miftaraj: Nisma për konfiskimin e pasurisë në kundërshtim me Kushtetutën, vetëm policia e prokuroria bëjnë hetime

  • G.g /
  • 16 April 2021 - 12:35
Miftaraj: Nisma për konfiskimin e pasurisë në kundërshtim me Kushtetutën, vetëm policia e prokuroria bëjnë hetime

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas kryeministrit Kurti derisa procesi i Vettingut në drejtësi të realizohet, duhet të veprohet e në këtë mënyrë kjo po tentohet përmes një ligj të ri, i cili heq të gjitha pengesat për luftimin e kriminalitetit.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi e cilësoi nismën në kundërshtim me Kushtetutën dhe kodin e procedurës penale, ndaj sipas tij kritikat e shoqërisë civile dhe ndërkombëtare janë drejtuar ndaj tij.

“Kjo është në kundërshtim me kushtetutën sipas të cilës vetëm prokurorët dhe policia mund të bëjë hetime. Ne e kemi thënë se me këta gjyqtarë dhe prokurorë do të jetë e vështirë të çohet para një  iniciativë e tillë. Kjo qeveri, në mungesë të vizionit dhe në injorancë kërkon krijimin e institucioneve të reja në vend të bëjë efikase këto që janë”, tha Miftaraj.

Sipas tij, ajo që i ka munguar Kosovës është mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e vullnetit nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të konfiskuar pasuritë e paligjshme.

(Kosova Sot Online)