
Lexoni edhe:
Organizata për Paqe në Botë: Presidentja e re e Kosovës ka kriza të mëdha për t’i marrë përsipër
Një avion i periudhës së Luftës së Dytë Botërore bëri një ulje emergjente në mes të një plazhi te tejmbushur në Florida, duke vënë në rrezik serioz jetën e pushuesve.
Piloti i avionit me një motor, të tipit TBM Avenger, e rrëshkiqi mjetin fluturues mbi sipërfaqen e ujit deri sa ai arriti të ndalonte.
Në videon e filmuar nga pushuesit shihet qartë sesi mjeti fluturues kalon mes kokave të pushuesve për të përfunduar më pas i përmbytur në det.
Si pasojë e këtij incidenti që erdhi si pasojë e një defekti mekanik nuk u shënua asnjë i lënduar. Sipas të dhënave, avioni i Luftës së Dytë Botërore ishte duke marrë pjesë në një shfaqje ajrore në plazhin Cocoa.
(Kosova Sot Online)