![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Pas ShBA-së e Çekisë, Rusia ia kthen edhe Bullgarisë me dëbim diplomatësh
![Pas ShBA-së e Çekisë, Rusia ia kthen edhe Bullgarisë me dëbim diplomatësh](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/20/auto_Bullgaria2-600x3601618916862.jpg)
Rusia të martën i shpalli “persona non grata” dy diplomatë bullgarë. Kjo masë është hakmarrje për veprimin e njëjtë që e bëri Bullgaria ndaj dy diplomatëve rusë muajin e kaluar.
Këto dy shtete janë përfshirë në tensione diplomatike pas një rasti të dyshuar të spiunazhit në Bullgari, ndërsa lajmin për dëbimin e diplomatëve bullgarë e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë.
Bullgaria i dëboi dy diplomatë rusë në mars, pasi prokurorët ngrenë aktakuzë ndaj gjashtë personave, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës ushtarake, të cilët i akuzuan për spiunazh për Rusinë, shkruan Reuters.
Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha se u kishte dhënë 72 orë afat diplomatëve rusë për t’u larguar nga vendi pasi ata u akuzuan zyrtarisht për përfshirje në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre.
Që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar gjithsej tetë diplomatë rusë, përfshirë një atashe ushtarak, duke i tensionuar raportet me një shtet me të cilin tradicionalisht ka pasur marrëdhënie të ngushta.
(Kosova Sot Online)