Plagoset një person në Fushë Kosovë, të dyshuarit ikin nga vendi ngjarjes
Në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa ka treguar se i dyshuari i ka qenë i shoqëruar nga tre persona dhe kanë sulmuar dy persona tjetër, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e për tretman të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 21.04.2021 – 17:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)