![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Vdekja tragjike e foshnjës nga kequshqyerja: Nëna mbante dietën vegane të “Biblës”
![Vdekja tragjike e foshnjës nga kequshqyerja: Nëna mbante dietën vegane të “Biblës”](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/22/auto_Screenshot_3-53-600x3601619094868.png)
Një nënë e një foshnje 7 muajshe e cila ndërroi jetë nga kequshqyerja e rëndë rrëfeu për Neë York Post se ishte ushqyer me një dietë vegane, pasi ndjek kërkesat e Biblës dhe nuk donte një “fëmijë të shëndoshë”.
28-vjeçarja Carla Garriques me Biblën në duar, në intervistë shpjegon pse i vendosi një dietë kaq të rreptë foshnjës. Teksa këmbëngul se foshnja e saj nuk ishte nën peshë.
Policia gjeti djalin, Kameri Garriques, pa ndjenja në shtëpi në 30 tetor dhe ekzaminuesi mjekësor kohët e fundit e përshkroi vdekjen e tij si vrasje. Ishte kequshqyerja që solli fundin tragjik të foshnjës.
Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër nënës deri më tani, por policia e Nju Jorkut thotë se ata po hetohen pasi çështja mbetet e hapur.
Shërbimet sociale kanë hequr tre fëmijët e tjerë nga nëna për momentin. Ajo madje thotë se e ushqeu atë vetëm me ushqime vegane, fruta dhe perime kryesisht.
Në të njëjtën kohë, ajo pranon se nuk e ka vaksinuar fëmijën e saj për ndonjë nga sëmundjet e fëmijërisë.
(Kosova Sot Online)