Arrestohet llapjani pasi ngacmoi seksualisht vajzën e mitur
Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.
Detaje për këtë rast ka dhënë policia e Kosovës në raportin 24-oërsh.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ndërkaq po vazhdon të hetohet.
“Podujevë 22.04.2021 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdo të hetohet”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)