Vdes një zyrtar i LDK-së

  • G.g /
  • 23 April 2021 - 13:08
Vdes një zyrtar i LDK-së

Ka vdekur Remzi Kololli, kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Budakovë të Suharekës.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Dega e kësaj partie në Suharekë.

“Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli. I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.  Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli

I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.

Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij.

Ai u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë. Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh.

Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

https://www.facebook.com/ldksuharekeofficial/posts/5498496820222462

(Kosova Sot Online)