![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person
![Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/23/auto_d11619184675.jpg)
Policia e Kosovës ka kërkur nga qytetarët ndihmë për arrestimin e një personi për veprën penale “arratisja e personit të privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Gëzim Azemajn nga fshati Aqarevë e Skënderajt.
Përmes një kërkese për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
(Kosova Sot Online)