
Lexoni edhe:
Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë
Janë venitur shpresat për shpëtimin e 53 anëtarëve të ekuipazhit të një nëndetëseje indoneziane që u zhduk disa ditë më parë afër Balit, pasi rezervat e oksigjenit besohet se tashmë u kanë mbaruar.
Qindra ushtarë po marrin pjesë në operacionin e kërkimit të nëndetëses së prodhimit gjerman të tipit “KRI Nanggala 402”. Autorietet thanë se nëndetësja kishte rezerva oksigjeni për tri ditë pas humbjes së fuqisë.
Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një burrë në Fushë KosovëLexoni edhe:
Ky afat kaloi në orët e hershme të së shtunës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ende nuk kanë gjetur shenja të nëndetëses së zhdukur, shkruan The Guardian.
Në zonën ku mendohet se mund të jetë zhdukuar nëndetësja u dërguan anije dhe helikopterë. Përpjekjeve iu bashkua edhe një aeroplan i forcave amerikane, P-8 Poseidon, bashkë me 20 anije indoneziane, një luftanije australiane dhe katër aeroplanë indonezianë.
Ndihmë për operacionin e gjerë kanë premtuar edhe Singapori dhe Malajzia. Anijet e shpëtimit nga Singapori pritet të arrijnë të shtunën, ndërsa anijet e Malajzisë të dielën.
“Deri më tash nuk e kemi gjetur, por me pajisjet që kemi në dispozicion do të duhej të jemi të aftë që ta gjejmë vendndodhjen”, tha Achmad Riad, zëdhënës i ushtrisë indoneziane.
(Kosova Sot Online)