Lexoni edhe:
Ish-pushtetarët e kanë “mizën” prapa veshit, po i frikësohen furtunës anti-korrupsion e anti-krim!
Forcat detare të Indonezisë thanë të shtunën se nëndetësja, e zhdukur nga e mërkura në Bali me 53 anëtarë të ekuipazhit brendasaj, është humbur. Para gazetarëve u paraqitën disa gjësende që besohet se ishin brenda nëndetëses.
Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën dy shishe, një pjesë të drejtuesit të silurit dhe sexhade që përdoren për falje, shkruan Daily Mail.
Një pjesë e sexhades që u gjet në det e që besohet se i përkiste njërit prej anëtarëve të ekuipazhit.
Komandanti i forcave detare të Indonezisë, Admirali Yudo Margono, deklaroi: “Me dëshmitë autentike që kemi gjetur, që besojmë se janë nga nëndetësja, tani kemi lëvizur nga gjendja e nëndetëses së zhdukur në nëndetëse të fundosur.”
Sipas një skanimi me instumente për gjetjen e lokacionit, besohet se nëndetësja tashmë ndodhet në thellësi prej 850 metrash, që është më e madhe sesa thellësia në të cilën ajo mund të operojë.
Zyrtarët kanë thënë se rezervat e oksigjenit për anëtarët e ekuipazhit kanë mbaruar në orët e hershme të së shtunës, duke i venitur shpresat se ata mund të shpëtohen të gjallë.
(Kosova Sot Online)