Del në shitje Bentley i përdorur nga Mbretëresha Elizabetë, ja çmimi

  • E. /
  • 24 April 2021 - 15:34
 Del në shitje Bentley i përdorur nga Mbretëresha Elizabetë, ja çmimi

Pak kilometra të kaluara, servisim i plotë në të kaluarën dhe një pronare e kujdesshme. Të gjitha këto të dhëna janë ideale për shitësit e veturave. Gjithçka bëhet më e lehtë kur blerësve të mundshëm ju tregon se ish-pronarja është Mbretëreshë e Anglisë.

Këtë veturë po e ofron autosalloni “Bramley Motor Car” në Surrey – një Bentley Mulsanne me ngjyrë të gjelbër Barnato, që është larguar nga grupi i veturave të mbretëreshës në vitin 2015. Vetura ka vetëm katër mijë e dhjetë kilometra të kaluara.

Sidoqoftë, kjo ia rrit çmimin veturës. Një veturë e këtij modeli, e cila nuk është përdorur nga mbretëresha, mund të gjendet me çmim prej rreth 80 mijë funtesh. Por ofertat për veturën e veçantë sillen rreth 200 mijë funtesh.

Menaxheri i autosallonit që ka fatin ta hedhë në shitje veturën, Jack Morgan-Jones, tha: “Ne jemi goxha me fat, sepse kemi pasur disa vetura mbretërore. Vitin e kaluar shitëm një Range Rover që u përdor për ta transportuar çiftin Obama gjatë vizitës shtetërore dhe që u vozit nga Princi Filip.”

Në faqen e autosallonit, ofertat shkojnë deri në 200 mijë funte, por çmimi i është vendosur 179 mijë funte ose rreth 205 mijë euro.

(Kosova Sot Online)