Është njëra nga kuzhinieret më të mira në Britani, por nuk e provon dot ushqimin

  • E. /
  • 26 April 2021 - 08:45
 Është njëra nga kuzhinieret më të mira në Britani, por nuk e provon dot ushqimin

Loreta Harmes nga Mbretëria e Bashkuar është nga kuzhinierët më të vlerësuara në Angli.

Por për shkak të një sëmundje të rrallë ajo nuk mund të konsumojë asnjë ushqim me përbërje të fortë. Harmes është tepër aktive edhe në rrjetet sociale ku edhe publikon recetat e saj.

Hera e fundit që ka mundur të kosumojë një ushqim solid, ka qenë përpara 6 vjetësh.

Mjekët konfirmuan se ajo vuan nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje e rrallë që shfaqet në mënyra të ndryshme, e asaj i ka prekur stomakun duke e paralizuar pjesërisht duke mos kryer dot plotësisht funksionet e tij.

Pas çdo ushqimi të fortë, Loretta ndjente dhimbje në stomak, duke kaluar më tej në anoreksi ku arriti të peshonte 25 kg. Gjendja e saj u qartësua  vetëm kur mjekët diagnostikuan sëmundjen e saj.

Ajo tashmë arrin të konsumojë ushqim vetëm në formë të përpunuar, i cili transpotohet menjëherë në organizëm nëpërmjet disa pajisjeve mjekësore.

(Kosova Sot Online)