![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/26/200x200_211111111111111111111111111111619416610.jpg)
Lexoni edhe:
PDK-ja refuzon ekipin e Kurtit, frikësohet nga pazaret e pista të Thaçit
Pas një sëmundjeje të shkurtë ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Lumturije Muhaxheri.
“Gjykata Themelore në Pejë ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqve të të ndjerës Muhaxheri.
PDK-ja refuzon ekipin e Kurtit, frikësohet nga pazaret e pista të Thaçit Lexoni edhe:
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtaren Lumturije për punën e madhe, urtësinë dhe virtytet e larta të saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
“Biografi e shkurtër e gjyqtares Lumturije Muhaxheri:
Lumturije Muhaxheri diplomoj në Fakultetin Juridik në “Universitetin e Prishtinës” në vitin 1990, kurse Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Nga viti 2000 deri në vitin 2001 ajo ushtroi detyrën e juristes në OJQ ‘’KODI’’ në Pejë, ndërkaq nga viti 2002 deri më 2003 ka kryer praktikën profesionale ne Gjykatën e Qarkut në Pejë, ku vazhdoj te punoj vullnetare deri në vitin 2004. Nga viti 2004 punoi si Arkiviste e Lartë po në këtë gjykatë deri në vitin 2008, prej nga filloi punën si bashkëpunëtore profesionale deri ne vitin 2010. Më 2010 është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në fillim të janarit 2013 Muhaxheri u emërua si gjyqtare e Departamentit e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë deri në muajin Korrik po të këtij viti kur u emërua gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën e mbajti deri tani.
Afërsia me kolegë ka qenë virtyt që e ka karakterizuar gjatë tërë karrierës së saj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtaren Lumturije!”.
(Kosova Sot Online)