Gjendet në mal burri nga Skenderaj, ishte zhdukur para dy ditësh

  • E. /
  • 26 April 2021 - 14:49
 Gjendet në mal burri nga Skenderaj, ishte zhdukur para dy ditësh

Një burrë nga Skenderaj që dy ditë ishte raportuar i zhdukur.

Ai me datë 24 prill ishte larguar nga shtëpia e tij dhe familjarët nuk kishin asnjë informacion se ku gjendej i njëjti.

Por, familjarët e tij kanë konfirmuar se ai është gjetur sot gjatë ditës.

Vëllai i tij tha se i njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në një mal.

“Po , sot e kemi gjetur. Unë e kam vëlla Halilin. Ishte në një mal dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

(Kosova Sot Online)