Arrestohen rreth 30 anëtarë të grupit “Sëpata e Zezë”, mashtroi me Bitcoin

  • E. /
  • 27 April 2021 - 11:19
Arrestohen rreth 30 anëtarë të grupit “Sëpata e Zezë”, mashtroi me Bitcoin

Policia italiane ka kryer bastisje në pjesë të ndryshme të vendit, duke arrestuar rreth 30 persona të dyshuar si anëtarë të grupit mafioz nigerian, “Sëpata e Zezë”.

Autoritetet thonë se këta persona përballen me rreth 100 akuza, përfshirë akuzat për trafikim të njerëzve dhe drogës, prostitucion dhe mashtrime përmes internetit, shkruan BBC.

Dyshohet se ky grup mafioz përdori kriptovaluta “Bitcoin” për të kryer transaksione financiare klandestine në rrjetin e zi të uebfaqeve.

Organizata “Sëpata e Zezë” i ka rrënjët në Nigeri në vitet e shtatëdhjeta, ku akuzohen për dhunime seksuale, gjymtime dhe vrasje përmes ritualeve. Organizata u zgjerua dhe ndërtoi rrjet ndërkombëtar.

“Ka dëshmi që anëtarët kanë pasur lighje të drejtpërdrejt me bandën nigeriane, duke u mbështetur në fjalorin e njëjtë, simbolet e njëjta dhe ritualët e njëjta të përkatësisë”, tha policia italiane.

Personat e arrestuar akuzohen për përdorim të valutës “Bitcoin” në rrjetin e zi të uebfaqeve për të blerë hollësi të kartelave të klonuara bankare, të cilat u përdorën për blerje në internet.

Arrestimet u kryen në 14 provinca në mbarë Italinë dhe në mesin e të arrestuarve është edhe ai që besohet se është udhëheqës i grupit “Sëpata e Zezë” për Itali.

“Sëpata e Zezë” është vetëm një nga shoqëritë sekrete të Nigerisë. Këto grupe kanë zinxhir komandues të ngjashëm me grupet militante, përdorin fjalë të koduara dhe mbajnë simbole në të cilat paraqitet arma e parapëlqyer e grupit.

(Kosova Sot Online)