
Shantazhoi me foto dhe video një femër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi që i njëjti e kishte shantazhuar me foto dhe video një grua.
Sipas policisë i dyshuari këto foto dhe video i kishte shfrytëzuar me qëllim të përfitimit material.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 18.04.2021 – 21:27. Me 27.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)