Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta

  • G.g /
  • 28 April 2021 - 13:22
Arrestohet në Kosovë turku që mashtroi 400 mijë persona me kriptovaluta

Mediat turke raportojnë se dyshohet që Faruk Fatih Ozer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.

Autoritet turke publikuan një fotografi të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer ka qenë në Shqipëri dhe në bastisjet e bëra u pa që ishte arratisur për në Kosovë.

Themeluesi i firmës Thedox, ishte arratisur për në Shqipëri duke marrë me vete një shumë prej dy miliardë dollarësh.

Ai e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin. Pasi që kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.

Faruk Fatih Ozer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq, duke i bindur që të investonin të holla tek ai me pretendimin që do fitonin më shumë.

(Kosova Sot Online)