Mjeku i ri nga Krusha bëhet pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

  • E. /
  • 29 April 2021 - 11:15
 Mjeku i ri nga Krusha bëhet pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

Arbër Shehu nga Kusha ka arritur të bëhet pjesë e studimit për efiktivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka publikuar një foto me një nga mjekët e rinj nga Kosova i cili po tregohet i suksesshëm në botë.

Ai ka thënë se mjeku i ri nga Krusha e vogël, babai i të cilit është zhdukur në luftë,  është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.

Avdyli ka shkruar se Arbëri është pjesë edhe e instituteve më prestigjioze kërkimore.

“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e dija që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer, mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, para 5 viteve iku në SHBA, për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10222074178701124

(Kosova Sot Online)