Lexoni edhe:
51 vjeçarja i tregoi gjithçka burrit: Kam vrarë 4 persona
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar vizitën e kryeministrit të vendit Albin Kurti në Bruksel, e ku u rikthye edhe tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se të arriturat e Kosovës, shteti dhe shtetësia nuk mund të jenë pazar në tavolinat e negociatave.
Më tutje Lladrovci tha se historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit.
51 vjeçarja i tregoi gjithçka burrit: Kam vrarë 4 personaLexoni edhe:
“Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.
Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Është fat yni që prijësit tanë, heronjtë tanë, nuk e kishin kurrë asnjë luhatje në rrugën e çlirimit. Me çdo kusht e deshtën lirinë e Kosovës. Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.
Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!
(Kosova Sot Online)