Si vdiq Adolf Hitler 76 vjet më parë vetëm disa orë pasi u martua me Eva Braun

  • E. /
  • 30 April 2021 - 12:02
 Si vdiq Adolf Hitler 76 vjet më parë vetëm disa orë pasi u martua me Eva Braun

Diktatori nazist Adolf Hitler ka vdekur para 76 vitesh, më 30 Prill 1945 duke u mbyllur kështu dhe Lufta e dytë Botërore.

Për katër muaj ai ishte fshehur me Eva Braun dhe ndihmës të tjerë në një bunker i cili ndodhej 55 metra nën Kancelari. Streha përmbante 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht e vetë-mjaftueshme me ujë dhe energji elektrike.

Në fund Hitleri u paralajmërua nga oficerët se Ushtria e Kuqe ishte vetëm një ditë larg nga kapërcimi i Kancelarisë.

Ata e nxitën të arratisej në Berchtesgarden, një qytet i vogël në Alpet Bavareze, ku Hitleri kishte një shtëpi, por përkundrazi ai planifikoi vetëvrasjen e tij. 40 orë para vetëvrasjes së dyfishtë, Hitleri dhe Braun u martuan.

Besohet se ai dhe gruaja e tij e re gëlltiti të dy kapsulat e cianurit, të cilat ai i kishte provuar së pari në qenin e tij të dashur Blondi. Në 30 Prill, trupat e Hitlerit, 56 vjeç dhe Braun, 33 vjeç, u gjetën në bunker. Trupat e tyre u dogjën në kopshtin e kancelarisë nga të mbijetuarit e bunkerit dhe më vonë u gjetën nga trupat ruse.

Sipas një libri të quajtur “Hitler’s Last Day”, ai kishte kërkuar që kjo të ndodhte në “testamentin e tij politik”.

Ai shkruante: Unë dhe gruaja ime zgjedhim vdekjen për t’i shpëtuar turpit të shkarkimit dhe dorëzimit. Është vullneti ynë që trupat tanë të digjen menjëherë. Vdekja e Hitlerit u njoftua një ditë më pas, më 1 Maj.

Sidoqoftë Bashkimi Sovjetik për vite nuk besonte se ata kishin vdekur, por ishin arratisur. Një gjykatë gjermane nuk e deklaroi Hitlerin zyrtarisht të vdekur deri në 1956.

Një ekzaminim i dhëmbëve të Hitlerit 70 vjet pas vdekjes së tij zbuloi se ato i përkisnin atij, raportoi Deutsche Ëelle.

“Dhëmbët janë autentikë, nuk ka dyshim të mundshëm. Studimi ynë vërteton se Hitleri vdiq në vitin 1945, ”tha Philippe Charlier, autori kryesor i studimit i cili u botua në Gazetën Evropiane të Mjekësisë së Brendshme.

Ai shtoi: Ne mund të ndalojmë të gjitha teoritë e konspiracionit rreth Hitlerit. Ai nuk u arratis në Argjentinë me një nëndetëse, nuk është në një bazë të fshehur në Antarktidë.

(Kosova Sot Online)