
Lexoni edhe:
MAShT njofton se të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim
Kryesia e Kuvendit ka caktuar që të enjten të mbahet një seancë parlamentare.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të kësaj partie lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë dhe për problemet që ka shkaktuar pandemia në këtë sektor.
MAShT njofton se të hënën dhe të martën nuk do të mbahet mësim Lexoni edhe:
“Kryesia vendosi që në seancën e radhës e cikla do të mbahet në ditën e enjte të diskutohet për kërkesën e PDK-së lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet të shkaktuar nga pandemia gjatë vitit 2020/2021”, ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Sipas Tahirit , qeveria nuk është duke bëtë asgjë që mësimi online në këtë kohë të pandemisë të jetë më efikas.
“po shohim që Qeveria e Kosovës e edhe ajo që ishte para kësaj qeverie nuk po e ndërmarrin asnjë hap të vetëm që të ndërmarrin masa që mësimi online të jetë shumë më efikas apo të marrin masa në vaksinimin e mësimdhënësve në përgjithësi”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar që prezent në këtë seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Në këtë debat është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, i cili vazhdimisht po u ik përgjegjësive nga përgjegjësitë që ka si kryeministër”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)