Lexoni edhe:
Vdes këngëtari i njohur shqiptar
Infermieri Enliart Duraku sot është në ditën e tretë të grevës së urisë. Ai përgjatë këtyre tri ditëve ka paralajmëruar qeverinë dhe kuvendin se në rast se i ndodh ndonjë gjë e keqe për shkak të grevës përgjegjësinë do ta mbajnë këto dy institucione shtetërore.
Duraku ka thënë se zhgënjimi me klasën politike e ka shtyrë atë që ta marr këtë vendim.
“Unë jam i zhgënjyer me klasën politike. Gjatë fushatës zgjedhore shfrytëzohet titulli i infermierit teksa pas fushatës me këto llojet e shtesave e kthejnë infermierin në një mercenarë e ku infermieri është ndër profesionet më humane e njerëzore. Ajo çka ka nevojë infermiere është rregullimi me Ligj i statusit social dhe ekonomik i infermierit. Kohët e fundit është bërë trend sulmi ndaj punëtorëve shëndetësorë. Ka raste kur infermieri është therë me thikë, është sulmuar në Klinikën Infektive, në Spitalin në Prizren, në Pulmologji e kështu me radhë” , ka thënë Duraku..
Vdes këngëtari i njohur shqiptarLexoni edhe:
Infermieri Duraku që tash e disa ditë është në grevë urie ka thënë se profesioni i infermierit është ndër profesionet me rrezikun më të lartë.
“Unë kam kërkuar që sulmet ndaj punëtorëve shëndetësore të futen në Kodin Penal të Kosovës. Sulmohet polici, gjykatësi, prokurori, përfundojnë në pranga, sulmohet infermiere ata lihen të lirë. Këtu po mendoj që është një akumulim tash e 20 vite nga përfaqësuesit që thirren në emrin e infermierëve por që nuk përfaqësojnë infermierët”, deklaroi më tutje ai.
E për grevën në të cilën Duraku ka hyrë kësaj radhe, ai tha se i ka ftuar edhe infermierët e tjerë.
Por, frika se mund të penalizohen financiarisht, sipas Durakut ka bërë që infermierët të mos i bashkëngjiten grevës.
“Në nëntor e kam mbajtur edhe një grevë prej 26 ditë. Atëherë nuk kam bërë thirrje që infermierët të më bashkëngjiten në grevë. Tani u kam bërë thirrje aty. Unë punoj edhe në këtë kohë. Mundem me thënë lirisht që infermieri është i vetmi i punësuar dhe i varfër. Nëse ata e ngritin zërin ka mundësi që edhe të penalizohen. Zakonisht penalizohen nga menaxherët dhe punon si sigurim fizik”, ka thënë ai.
Më tutje ai tha se kërkesa për pagesën e ndërrimit të natës prej 18 euro nuk është shumë e madhe.
“Unë mendoj që nuk është shumë e madhe, 18 euro më tepër duke pasur parasysh që Kuvendi po ndan 200 mijë euro për kafe. Ndërsa 2.7 milionë euro që shkojnë për infermierët kjo lë për të dëshiruar.
“Ata kërkonin drejtësi se Astritin e ka vrarë shteti. Nesër dikush do të kërkojë llogari për mua se shteti më ka vra. Unë do ta vazhdojë grevën deri në realizimin e kërkesave të mia”, tha ai.
(Kosova Sot Online)