Lexoni edhe:
Për 1 Maj, ndalohet qarkullimin e automjeteve në Gërmi
Jason Kelk, 49 vjeç, mësues informatike, është personi që ka qëndruar më gjatë i shtruar në spital në Mbretërinë e Bashkuar. Në prill të vitit të kaluar, ai u dërgua me urgjencë në spital për një infeksion në gjoks. Më pas, ai rezultoi i infektuar me koronavirus.
Që nga ajo kohë, ai vijon të qëndrojë i shtruar në spital, ku luftoi për jetën për ditë me radhë. Fatmirësisht, ai është më mirë, por ende ka nevojë për t’u kuruar për shkak të problemeve të shkaktuara nga koronavirusi. Tashmë, 49-vjeçari mund të ngrihet nga shtrati, por i ndihmuar nga stafi.
Për 1 Maj, ndalohet qarkullimin e automjeteve në GërmiLexoni edhe:
“Pasi e kaluan në kujdes intensiv, më thanë se tashmë nuk dihej nëse Jason do të vinte sërish në shtëpi”, tha gruaja e tij së fundmi për mediat britanike.
Familja e Jason kaloi një periudhë tejet të vështirë edhe ekonomike. Në internet shumë qytetarë dhuruan para për të dhe tashmë situata duket se po ndryshon për mirë.
(Kosova Sot Online )