Lexoni edhe:
OBSH miraton vaksinën Moderna për përdorim emergjent
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 516 pacientë me koronavirus.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 410 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 38 janë në gjendje të rëndë dhe 406 të tjerë nën asistimin oksigjeno-terapisë.
OBSH miraton vaksinën Moderna për përdorim emergjent Lexoni edhe:
Njoftimi i plotë:
Sipas raporteve të datës 1 maj 2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 516 pacientë, prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë
15 prej tyre në gjendje të rënduar
161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
183 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 82 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 38 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë
23 prej tyre në gjendje të rënduar
249 të konfirmuar pozitivë
223 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 54 pacientë
Spitali i Pejës, 71 pacientë
Spitali i Gjilanit, 37 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
(Kosova Sot Online)