
Lexoni edhe:
Studimet e reja tregojnë se sa ju mbron një dozë vaksine e Pfizer, Moderna-s dhe AstraZeneca-s
Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se vëllai i ka kërkuar të holla për të blerë narkotikë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjakovë, ka bërë të ditur POlicia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.
“Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)