Zvicra po përballet me një shpërthim të ri të sëmundjes “mushkonja tiger”

  • G.g /
  • 03 May 2021 - 13:20
Zvicra po përballet me një shpërthim të ri të sëmundjes “mushkonja tiger”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nga të gjitha sëmundjet e përhapura nga insektet, mushkonja paraqet kërcënimin më të madh.

Si për ta bërë edhe më të madh këtë kërcënim, dy sëmundje virusale të shkaktuara nga mushkonjat kanë filluar të përhapen përtej zonave të tyre të origjinës.

Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në ethe hemorragjike, sindromë shoku, madje edhe vdekje.

Ndërsa po merret me pandeminë Covid, vendi tani duhet të kthejë vëmendjen e tij në parandalimin e sëmundjeve tropikale që barten nga mushkonja tiger.

Në rajone të caktuara, përfshirë Ticino, popullsia e kësaj specie invazive është aq e madhe sa deputetja Sarah Wyss po i kërkon qeverisë të zbatojë masa efektive për të luftuar këto mushkonja dhe për të parandaluar sëmundjet tropikale që ata mund të sjellin në Zvicër, siç kishin bërë në Kroaci, Itali , ne Francen Jugore dhe Spanje.

“Është e qartë se përhapja e kësaj specie mushkonjash do të përbëjë një kërcënim të madh për popullatën tonë”, tha Wyss.

(Kosova Sot Online)